Lajme
I quajti analfabetë mësimdhënësit, por Dimal Basha nuk e di se çka është alfabeti dhe analfabeti
Demokracia
13:42 | 12 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha që nga e diela është bërë lajm në vendin tonë pas publikimit të notave të dobëta.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka quajtur analfabetë mësimdhënësit, mirëpo atij të dielën i janë publikuar notat e vitit të tretë të shkollës së mesme ku shihet se në gjuhë shqipe e kishte 3-sh.

LEXO EDHE: 

Dimal Basha i quan grevistët analfabetë, harron notat e dobëta në shkollë, sidomos 1-shin në Biologji

Pas publikimit të këtyre notave, Gafurr Abdullahu, shok i klasës me Dimal Bashën, ka thënë se Basha deri vonë nuk e ka ditur se sa shkronja i ka alfabeti i gjuhës shqipe, shkruan Demokracia.com.

Por Basha përveç se nuk e di se sa shkronja i ka alfabeti, e që këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë në një status të tij të publikuar më 11 korrik të vitit 2019, Basha nuk di të bëj dallimin mes alfabetit dhe analfabetit.

“Une nuk lexoj fiction. Qe thojke ni shoke, “m’hup interesimi kur t’ia nisin dhompirat me fluturu.” Shumicen e librave i lexoj me i kuptu temat, fenomenet ose problemet qe ballafaqohemi. Njo prej problemeve eshte me mbajt mend detaje. Personalisht edhe kur lexoj nuk ju kushtoj shume vemendje detajeve. Per shembull, gjithmone m’u ka dok e panevojshme me dite alfabetin permendsh, edhe nese s’gaboj kurre se kam thane perfekt ne shkolle. Nese di me shkru shkronjen edhe di ku me perdore, radhitja e saj ne analfabet ka zero vlere, se paku per mu ?”, kishte shkruar Basha në statusin e tij të korrikut të vitit 2019.

Sa për t’ia sqaruar deputetit Dimal Basha, alfabeti nënkupton të gjitha shkronjat e një gjuhe apo thënë më saktë, alfabeti është një përmbledhje shkronjash të cilat shërbejnë për të bërë paraqitjen me shkrim të tingujve zanorë të një gjuhe, kurse analfabet do të thotë një person i cili nuk di shkrim dhe lexim për shkak se nuk është shkolluar, përcjell Demokracia.com.

Statusi i plotë i Bashës, pa ndërhyrje (11.07.2019):

Une nuk lexoj fiction. Qe thojke ni shoke, “m’hup interesimi kur t’ia nisin dhompirat me fluturu.” Shumicen e librave i lexoj me i kuptu temat, fenomenet ose problemet qe ballafaqohemi. Njo prej problemeve eshte me mbajt mend detaje. Personalisht edhe kur lexoj nuk ju kushtoj shume vemendje detajeve. Per shembull, gjithmone m’u ka dok e panevojshme me dite alfabetin permendsh, edhe nese s’gaboj kurre se kam thane perfekt ne shkolle. Nese di me shkru shkronjen edhe di ku me perdore, radhitja e saj ne analfabet ka zero vlere, se paku per mu ?

Tash problemin tjeter qe e kam, sikur shumica prej jush, me mbajt mend emrat dhe ftyrat e njerezve. Mu ndal te emrat. Mendoj ka t’baj edhe me kulturen tone ku emri eshte pak shume “privat” ne kuptimin qe nuk e ndajm me krejt. Kur vje naj kamarier, zakonisht e pyes qysh e ka emrin qe me ju drejtu ne emer se me duket ofenduese me thirr “o ti” ose “o kamarier.” Mirepo kur e vet qysh e ki emrin, t’kqyr me ni befasi ? Njejte ne telefon me ndonje kompani. E pyet qysh e ka emrin, nuk ta tregojne, dojn me mbajt sekret, apo ndoshta se ktu eshte nifare “sekreti publik” qe kur ta lyp emrin eshte hapi i pare per me ia lyp numrin e telefonit ?

Kurse ne perendim edhe kur te takon heren e pare te pyet 3/4 here per emrin, sepse eshte respekt me ta msu edhe me t’thirr ne emer.

Tash per me msu qysh me mbajt mend ma lehte detaje, ia nisa me lexu “Moonëalking ëith Einstein.” Libri qenka per kta kampionat e memories, edhe kapitulli i pare po thote qe krejt na mundemi me mbajt mend si ta, veq duhet me ushtru trunin. Ky gazetari vet qe e paska shkru i paska hi kti udhetimi. Une isha da i knaqun nese mrri me i mbajt mend veq emnat e do njerezve te afert se veq hor u banem ?

Kurse sa lexova deri tash, edhe shkenca paska hala medyshje ne ate se a i kemi te rujtuna krejt kujtimet edhe veq na duhet m’u msu me i nxjerr ato, apo disa prej tyre humbin edhe kurre nuk kthehen. Disa studime te hershme paskan ilustru se truni jone eshte “inçizues perfekt,” dhe nese ne si kujtojme nuk eshte se ato kane humb, por se nuk po mrrim me i gjet. Mirepo ma vone me zhvillimin e neuroshkences eshte determinu qe me kohen shume kujtime humbin edhe kjo ndodh ne nivelin celulare te trunit tone.

Kurse qetu ni update te vogel. Me bajt mend permendsh nuk te ban apriori inteligjent. Pa mendim kritik, mbetesh veq inçizues. Per shembull, mundesh m’i msu krejt formulat matematikore permendsh ama mos me pas lidhje me matematike ? Kjo o mire me majt mend se te na ta bajn, shume i mençem se p’i dike krejt kryeqytetet ?

Hajr ishalla se jo qe o ka m’vyn shume me i mbajt mend kejt emrat e ftyrat. Bile do do shume ma mire qe p’i harroj, se sa t’maj mend veq cka m’bajn nervoz ma shume ?. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Dimal Basha ‘zihet keq në rrenë’, shoku i klasës ia publikon një fotografi me të

Të ngjashme