Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 90 mijë e 430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot gjithsej 1 mijë e 872 raste të vdekjes janë regjistruar në vend, përcjell Demokracia.com
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 74 mijë e 754 raste, kurse i rasteve aktive është 13 mijë e 804.
Vetëm gjatë 24 orëve 14 persona kanë humbur jetën dhe janë shënuar 923 raste të reja me COVID-19./Demokracia.com