Sport
Vojvoda reagon pas humbjes nga Spanja, thotë se i pëlqen sistemi me të cilin luajti sonte Kosova
Demokracia
23:54 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka thënë se sistemi me të cilin kanë luajtur sonte, i ka pëlqyer shumë.

“Besoj se për neve ishte më lehtë kundër Spanjës me 5 mbrapa. Kemi pasur mundësi të bëjmë më shumë pasime. E kemi parë në lojërat më herët se me katër mbrojtës mund të shkoja më përpara nga na e djathtë. Sot më ka ardhur më lehtë. Ka qenë mënyra më e mirë të mbrohemi kundër Spanjës”, tha ai.

“Mirë. Kam dëshirë të jem në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Por edhe në këso formacioni jam i kënaqur. Mund të shkoj më lartë dhe dikush të mbron shpinën. Sonte ishte më vështirë sepse ishte Spanja. Më pëlqen më shumë ky formacion”, tha mbrojtësi i djathtë i Torinos. /Demokracia.com

Të ngjashme