Sport
Goli bombastik i Besar Halimit merr vëmendjen e “Euro 2020”
Demokracia
23:35 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Për Kosovën, golin e vetëm e shënoi mesfushori Besar Halimi.

https://www.facebook.com/358329128225563/videos/902000827200672

Mesfushori gjilanas realizoi gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca pas një gabimi të portierit Simon.

Ky gol ka marrë edhe vëmendjen e faqes së “Euro 2020”, e cila në “Facebook” shkruan:

“Një supergol prej 40 metrash nga Besar Halimi, pas një gbimi nga Unai Simon”, ka shkruar “EURO 2020”. /Demokracia.com

Të ngjashme