Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një video ku shihet gjendja e tmerrshme dhe se si punëtori mundohet ta pastrojë kanalizimin në njërin nga fshatrat e Drenasit.
Lladrovci ka kritikuar këto veprime aspak të mira të banorëve të zonës, duke thënë se keqbërësit nuk po ndalen në komunën që udhëheq ai.
Lladrovci ka shpërndarë të shtunën një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet një punëtor teksa largon materiale të ndryshme nga kanalizimi i një fshati.
“Keqbërësit nuk ndalen! Në kanalizimin e fshatrave të komunës tonë, më herët janë gjetur edhe biçikleta, pajisje e materiale të ndryshme të ndaluara. Ky incizim, dëshmon papërgjegjësinë qytetare, në një nga lokalitetet e komunës tonë. Keqbërës, ndalni veprimet tuaja. Ligji do të veprojë!”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Keqbërësit nuk ndalen!
Në kanalizimin e fshatrave të komunës tonë, më herët janë gjetur edhe biçikleta, pajisje e materiale të ndryshme të ndaluara.
Ky incizim, dëshmon papërgjegjësinë qytetare, në një nga lokalitetet e komunës tonë.
Keqbërës, ndalni veprimet tuaja. Ligji do të veprojë!