Duket se Shqipëria është vënë në shënjestër të Iranit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe dëbimit të diplomatëve nga vendi.
Por sulmet kibernetike nuk kanë ndodhur vetëm tre muajt e fundit, pasi Shqipëria ka qenë e sulmuar edhe më parë nga ky shtet.
Sulmet e parandaluar nga Irani:
Sulmi i 4 viteve më parë
Nuk është hera e parë që në Shqipëri ka një sulm të organizuar nga Irani. Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm drejt kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar si gazetarë kishin organizuar një sulm terrorist por që u parandalua.
Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje nga Shqipëria u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.
Anulimi i “Samitit Botëror të Iranit të Lirë” në Manzë
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë.
Vendimi erdhi pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe reagimit të ambasadës amerikane se nga Irani ishte planifikuar një sulm terrorist.
Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.
Rënia e e-albania dhe ndërprerja e shërbimeve online
Në korrik të këtij viti, Shqipëria u godit nga një tjetër sulm kibernetik, i cili u vërtetua se shkaktar ishte Irani.
Sulmi dëmtoi sistemin online, i cili mundësonte aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.
Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.
Rënia e e-Albania solli rikthimin e qytetarëve në sportelet fizike.
Llojet e sulmit ishin dy: Ransomware dhe ZeroCleare WipeOut. Aktiviteti i parë keqdashës nisi fillimisht në formën e një sulmi Ransomëare, por mesa dimë çfarë është Ransomëare tipik, ka për qëllim enkriptimin e të dhënave për të kërkuar më pas dekriptimin e tyre kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomware decoy in.
Sulmi i fundit ndodhi mbrëmjen e djeshme ku ra sistemi “TIMS” në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.
Për rreth 12 orë sistemi doli nga funksioni dhe u desh të punohej me regjistra dore.
Kjo gjë solli rradhë të gjatë në pikat kufitare.