Kanë kaluar 20 minuta në ndeshjen e sontme mes Spanjës dhe Kosovës, raporton Demokracia.com.
Kombëtarja e Spanjës po përballet sonte me Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas 15 minutash, rezultati është 0:0, por në sytë e shikuesve të televizionit publik spanjoll “La 1” ka bërë bujë mënyra se si është paraqitur emri i Kosovës në tabelën e rezultatin.
ESP – kos
Incluso más ridículo que lo de “Federación Fútbol de Kosovo” pic.twitter.com/9lu6q4NNbQ
— Jon Inarritu (@JonInarritu) March 31, 2021
“kos”, vetem me shkronja të vogla është paraqitur Kosova, ndryshe nga që ishte paraqitur me shkronja të mëdha në ndeshjet e kaluara.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B eliminator. /Demokracia.com