Gazetarja e Gazetës Shneta, Diellza Luzha, është kërcënuar nga Bajram Ferati, shofer i autoambulancës në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Pas publikimit të artikullit për keqpërdorimin e autoambulancës së spitalit, Bajram Ferati e ka telefonuar gazetaren duke e kërcënuar dhe ofenduar.
Pas kërcënimit ndaj gazetares ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin e gazetares së Gazetës Shneta, Diellza Luzha.
Sipas ankesës së kolegëve të kësaj medie, gazetarja është kërcënuar nga njëri shofer i autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës”, thuhet në reagimin e tyre.