Sport
Prishtina zyrtarizon mbrojtësin me përvojë, Egzon Belica
Demokracia
16:46 | 09 Shtator 2022

Share:

FC Prishtina vazhdon që ta komponojë ekipin me futbollistë cilësor derisa së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica, ka njoftuar klubi kryeqytetas, përcjell Demokracia.com.

Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese.

Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.

Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni./Demokracia.com/

Të ngjashme