Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj, raporton Demokracia.com.
Llapi dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme.
Klubi llapjan nuk ka dhënë detaje të tjera se pse erdhi deri te kjo marrëveshje për shkëputjen e kontratës.
Ata vetëm se e falënderuan Kolajn për angazhimin e deritanishëm.
Kolaj u transferua te Llapi në afatin kalimtar të verës./Demokracia.com/