Lajme
Musliu-Haxhiut: Duhesh të marrësh guxim t’i mbrosh gratë edhe atëherë kur nuk të leverdisë ty dhe LVV-së
Demokracia
20:28 | 08 Shtator 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu i ka reaguar ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut pas largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelilit nga Lista Guxo.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar pas deklaratave të Haxhiut që bëri tash kur Kica-Xhelili i lagua nga Lista Guxo-LVV dhe kaloi në LDK, mirëpo të njëjtat deklaratë ajo nuk i bëri gjatë kohës kur Adelina Grainca kaloi nga PDK-ja në LVV.

“Abulenë, shkuarjen e Doarsës po e quan tradhëti ndaj vullnetit të qytetarit. A vlenë i njejti kriter edhe për Adelina Graincën që erdhi te ju në VV, sepse nuk e di që pate reaguar atëherë.  Si grua duhesh të keshë guxim t’i mbrosh gratë edhe atëherë kur nuk të leverdisë ty dhe VV-së”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

ALBULENË,  DUHESH TË KESHË GUXIM T’I MBROSH GRATË EDHE ATËHERË KUR NUK TË LEVERDISË TY DHE VV-SË.

Abulenë, shkuarjen e Doarsës po e quan tradhëti ndaj vullnetit të qytetarit. A vlenë i njejti kriter edhe për Adelina Graincën që erdhi te ju në VV, sepse nuk e di që pate reaguar atëherë.

Si grua duhesh të keshë guxim t’i mbrosh gratë edhe atëherë kur nuk të leverdisë ty dhe VV-së.

Më poshtë e shihni postimin tim për Adelina Graincën. Edhe pse mbetem me një deputete më pak, unë dola kundër linqimeve. E ti Albulenë nuk po mundesh të zhvishesh nga petku i militantës. Si ministre nuk po t’ka hije të bëhësh trompetë e linqimeve kundër ish kolegës tënde.

Të ngjashme