Pavarësisht se gjatë ditës djeshme e tërë partia “Guxo” doli kundër saj, deputetja Doarsa Kica-Xhelili ende nuk e ka larguar Vjosa Osmanin nga “cover” i saj në rrjetet sociale.
Që nga dita e djeshme, deputetja Doarsa Kica-Xhelili nga ish-bashkëpartiakët e saj është linçuar dhe është sulmuar politikisht vetëm përse u largua nga partia Guxo.
Madje, njëri prej kryetarëve të kësaj partie, Faton Peci, duke postuar fotografi me mesazhe politike së bashku me presidenten Osmani, largimin e Kica-Xhelilit e kishte cilësuar edhe si kontrabandim të vullnetit të qytetarëve, shkruan Demokracia.com.
“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, kishte shkruar Peci.
Edhe zyrtarisht Doarsa Kica-Xhelili gjatë ditës së sotme ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Por, pavarësisht këtyre linçimeve që iu bënë, Doarsa Kica-Xhelili vazhdon ta mbajë Vjosa Osmanin në “cover” e saj në Facebook.
Ajo nuk e ka larguar Osmanin as nga faqja e saj zyrtare dhe as nga profili privat. /Demokracia.com/