Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B.
Two states, Kosova and Spain, are playing in the #WorldCupQualifiers tonight and I am excited about our team, representing the Republic of Kosova.
Don’t let anything distract you, make us proud and come home victorious. pic.twitter.com/L4A7RNx6hE
— Albin Kurti (@albinkurti) March 31, 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret që “Dardanët” ta bëjnë vendin krenar dhe të kthehen në shtëpi me fitore.
“Dy shtetet, Kosova dhe Spanjë do të luajnë sonte në kualifikimet për Kupën e Botës dhe unë jam shumë i ngazëllyer për ekipin tonë, që përfaqësojnë Republikën e Kosovës. Mos lejoni që asgjë të ju shpërqendrojë, na bëni krenarë dhe të ktheheni në shtëpi fitimtarë”, ka shkruar Kurti në “Twitter”. /Demokracia.com