Pas disa vitesh kërkimi nga policia, është arrestuar personi i cili konsiderohet si ‘mbreti i mashtrimeve elektronike’.
Personi, emri i të cilit nuk tregohet ishte një nga mashtruesit e parë të informacionit dhe veproi si anëtar i një bande kriminale shkruan gazeta ‘Il fato Cotidiano’.
Burri u arrestua nga policia pas shumë përpjekjesh për të gjetur atë, dhe ishte dënuar me shtatë vjet burg në një gjyq të mëparshëm për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe zhvatje.
Kur u arrestua pranë tij u gjetën disa telefona celularë,karta krediti dhe pajisje për t’u lidhur me internet. /Demokracia.com/