Gjatë ditëve të kaluara është raportuar në disa media se Armend Dallku mund të shkarkohet nga posti i kryetrajnerit të Dukagjinit.
Pas startit jo të mirë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll kishte zëra se karrika e trajnerit Armend Dallkut nuk ishte e sigurt te klinasit.
Megjithatë, Demokracia.com merr vesh nga burime të sigurta se Dukagjini vazhdon t’ia besoj punën ish-futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallkut.
“Hithat” kanë grumbulluar vetëm një pikë nga pesë takime sa kanë zhvilluar në këtë fillim të kampionatit, duke pësuar katër humbje dhe një barazim.
Dukagjini nuk e kishte nisur mirë edicionin as vitin e kaluar, por në vazhdimësi kishin arritur rezultate pozitive me ç’rast u shpëtuan rënies në elita.
Armend Dallku e drejton ekipin nga Klina që nga viti 2020, derisa më parë kishte drejtuar FC Prishtinën./Demokracia.com/