Sport
Momenti kur Rashica zbarkon në Stamboll, pritet ngrohtë nga tifozët e Galatasarayt
Demokracia
09:44 | 08 Shtator 2022

Share:

Milot Rashica gjatë orëve të hershme të mëngjesin ka arritur në Stamboll për të kompletuar transferimin e tij te Galatasaray në formë huazimi nga Norwich City.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të kryejë testet mjekësore, shkruan Demokracia.com.

Rashica u prit në aeroportin e Stambollit nga tifozët e Galatasarayt.

Në rrjetet sociale tanimë po qarkullojnë edhe pamjet kur Milot Rashica zbarkon në Stamboll, me disa tifozë që e presin me shallin e klubit teksa edhe fotografohen me yllin e Kosovës.


“Është diçka e bukur të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur”.

“A është hera e parë në Stamboll? Jo, kam qenë edhe më parë”, tha shkurtimisht Rashica./Demokracia.com/

Të ngjashme