Sport
“Pa himn, pa flamur dhe pa emër”, mediumi rus shkruan për vendimin e televizionit publik spanjoll para ndeshjes Spanjë – Kosovë
Demokracia
17:46 | 31 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Spanjës do të përballet sonte me Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “La Cartuja” të Sevillës me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja do të transmetohet në televizionin publik spanjoll “LA 1”, derisa komentatorët nuk e kanë të lejuar ta përmendin emrin e Kosovës.

Kjo për shkak se qeveria spanjolle nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Gjithashtu, ky televizion nuk do ta transmetojë as momentin kur do të intonohet himni i Kosovës.

Në lidhje me këtë vendim të televizionit publik spanjoll ka shkruar edhe mediumi nga Rusia, “SputnikNews”.

“Pa flamur, pa himn, pa emrin e Kosovës në Spanjë”, shkruan mes tjerash mediumi rus. /Demokracia.com

Të ngjashme