Apple ka zbuluar telefonët e rinj të mençur në prezantimin e këtij viti.
Apple zbulon variantet Pro të iPhone 14. Konkretisht iPhone 14 Pro ka ekran OLED 6.1-inç me ndriçim deri në 1600 nits ndërsa iPhone 14 Pro Max me ekran 6.7-inç.
Vinë me çipin e ri A16 Bionic i cili ka dy bërthama të performancës së lartë dhe katër bërthama të performancës së ulët.
Sistemi i kamerave përbëhet nga sensori kryesor 48-megapiksel, sensori ultraëide 12-megapiksel dhe sensori telefoto me 4 opsione zmadhimi. Falë tyre është përmirësuar ndjeshëm cilësia e imazheve në dritë të pakët. Video 4K/30fps dhe 4K/24fps si dhe ProRAË në 48-megapiksel janë disa prej fuqive të këtij sistemi.