Sport
Trajneri i Clujit: Na pret ndeshje e vështirë ndaj Ballkanit, gjasat janë 50-50
Demokracia
20:50 | 07 Shtator 2022

Share:

Trajneri i Clujit, Dan Petrescu ka folur në konferencë për media një ditë para ndeshjes kundër Ballkanit në rrethin e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Petrescu është shprehur i matur para gazetarëve duke thënë se e parashikon një ndeshje të vështirë kundër kampionëve të Kosovës.

Gjasat sipas trajnerit të rumunëve janë të barabarta në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Çdo ekip që hyn në fushë dëshiron të fitojë. Nuk mendoj se ka ndonjë ekip në grupet evropiane që nuk dëshiron të fitojë. Nuk mund të arrish këtu nëse nuk ke vlera. Në grupin tonë nuk ka skuadra të vogla apo të mëdha, është një grup i balancuar. Tifozët, emocionet, mënyra se si luajnë më bëjnë të mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Kam parë disa ndeshje, më pëlqeu ajo që pashë. Kundërshtari do ta jep më të mirën në ndeshjen kundër nesh dhe gjasat janë 50-50”, ka thënë Petrescu në konferencë për media./Demokracia.com/

Të ngjashme