Lajme
Kurti bën një deklaratë që s’e beson as vetë: Donika Gërvalla i ka zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën
Demokracia
19:43 | 07 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për t’ia bërë qejfin zëvendëses së tij, Donika Gërvallës, sot ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të partisë GUXO.

Për t’ia kthyer lëvdatat e shumta që iu bën në këtë Kuvend, Kurti e ka thënë një fjali që duket se nuk e beson as vetë.

Ai tha se zëvendësja e tij dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën dhe e ka kthyer Kosovën në integrimet e jashtme, shkruan Demokracia.com.

“Kemi zgjeruar lidhjet e vendit tonë me botën dhe e kemi kthyer Kosovën në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare. Më lejoni ta falënderoj përzemërsisht zëvendëskryeministren Donika Gërvalla për përpjekjet e përbashkëta të deritanishme dhe të arriturat e pamohueshme”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e parë zgjedhor të Listës “Guxo”.

Ai i ka falënderuar edhe ministrat dhe deputetët e tjerë që vijnë nga “Guxo”, duke thënë se ata po bëjnë punë të mirë për qytetarin e Kosovës.

Por, Donika Gërvalla, prej ardhjes së saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk i ka siguruar vendit asnjë njohje të re.

Gërvalla është kritikuar në vazhdimësi edhe për shkatërrimin e diplomacisë së Kosovës, duke shkarkuar diplomatë e duke lënë misione të tëra pa titullarë.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe, Kosova nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare. /Demokracia.com/

Të ngjashme