Lajme
Del një video që pretendon se njëri prej të dyshuarve për përdhunimin e 11-vjeçares është rrahur nga të burgosurit
Demokracia
18:25 | 07 Shtator 2022

Share:

Avokati i Ekrem Rexhepit, njërit prej të dyshuarve për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë ka deklaruar për Demokracia.com se klienti i tij është sulmuar nga disa të burgosur.

Ditë më parë Ekrem Rexhepi është sulmuar nga disa të burgosur. Kështu ka deklaruar për Demokracia.com Fitim Limani, avokati i Ekrem Rexhepit, njërit prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

“E kanë  sulmuar të burgosurit gjatë shëtitjes mirëpo menjëherë ka ndodhur intervenimi i gardianëve dhe e kanë larguar”, ka thënë avokati Limani për Demokracia.com.

Por zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi për Demokracia.com i ka hedhur poshtë këto pretendime të avokatit, duke thënë se transferimi i tij në Burgun e Sigurisë së Lartë është bërë për shkak të sigurisë së tij.

“Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, ka thënë Gashi për Demokracia.com.

Por në rrjetin social TikTok është publikuar një video ku shihet një tjetër i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, bëhet fjalë për Shkëlqim Kamerin, i cili shihet i rrethuar me policë në një nga spitalet e kryeqytetit duke marrë tretman mjekësor.

“Përdhunuesi i 11-vjeçares bëhet me trauma nga të burgosurit”, ishte përshkrimi i videos.

 

@albertlukaj #fakesituation⚠️fake⚠️ #virale #? #goviral #criminalsminds ♬ original sound – albertlukaj

Të ngjashme