Partia Guxo sot është duke e mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor dhe konstituiv të organeve të partisë dhe statutit të saj.
Kjo ngjarje po përcillet drejtpërdrejt nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës, shkruan Demokracia.com.
RTK nuk ka treguar nëse ky është një transmetim i sponsorizuar.
Në Kuvendin e kësaj partie po marrin pjesë edhe familjarët e presidentes Vjosa Osmani.
Zyrtarë të lartë të kësaj partie në fjalimet e tyre kanë folur kryesisht për punën e themelueses së kësaj partie, tash presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.