Derbi i madh i qytetit, përplasja më e madhe në Medellin të Kolumbisë, u luajt mes Independiente dhe Atlético Nacional, dy klube, tifozët e të cilëve kanë një histori dhune.
Në frymën e asaj tradite u zhvillua edhe ndeshja, e cila për fat nuk u mbyll me vdekjen e disa tifozëve, transmeton Demokracia.com.
Një kamerë e fshehur, nga një pozicion i sigurt, regjistroi momentin shqetësues që ndodhte në një nga ato lagjet tipike të varfra të Medellin, një rrugë e krijuar për një sherr të planifikuar.
Ka pasur një përplasje kokë më kokë mes dy grupeve të tifozëve, në vrull kanë qenë huliganë të Independientes, të armatosur me hanxharë, e disa prej tyre edhe me armë.
Të tjerët, këta Atléticos bardheblu, ikën në atë situatë sepse ndryshe do të vdisnin, por konflikti nuk u ndal me kaq./Demokracia.com/
LDS
Loma De Sicarios pic.twitter.com/QX0GPjPASG— Paul? (@Andres_Paul) September 5, 2022