Sport
Kosova pritet të paraqitet përballë Spanjës me fanellat e bardha
Demokracia
16:27 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B.

Tashmë janë zbuluar edhe fanellat me të cilat pritet të paraqiten sonte “Dardanët”.

“Kosovan Football” raporton se djelmoshat e Bernard Challandesit mund të luajnë me fanellat e bardha sot.

Ndryshe, ndeshja e sontme nis nga ora 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme