Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B.
“MARCA”, gazeta prestigjioze madrilane raporton se komentuesit e televizionit shtetëror spanjoll “LA 1” nuk do të mund ta përmendin emrin e Kosovës.
Mbetet të shihen se si këta komentuesë do t’i referohen “Dardanëve”.
Ndryshe, ndeshja e sontme nis nga ora 20:45. /Demokracia.com