Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në “Lagjen 28” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se babai ka goditur për vdekje me veturë fëmijën e tij një vjeç e gjysmë.
Në lidhje me këtë tragjedi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar për Demokracia.com se ngjarja ka ndodhur në pasditen e sotme.
“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë”, tha ai.
Borovci theksoi se aktualisht policia po i trajton rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen. /Demokracia.com/