Lajme
Margarita Simonyan, fytyra që fshihet pas propagandës ruse
Demokracia
20:26 | 06 Shtator 2022

Share:

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një artikull të DASH, ku thuhet se Margarita Simonyan është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të Presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë.

Simonyan e filloi karrierën e saj në mediat e financuara dhe të kontrolluara nga Kremlini në vitin 2001 si gazetare për Televizionin Shtetëror të Rusisë dhe Kompaninë Transmetuese të Radios (VGTRK). Në vitin 2005, ajo u bë kryeredaktore e medias së parë ruse në gjuhën angleze të financuar nga shteti, RT, e njohur më parë si Russia Today. Ajo mban pozicionin e saj në RT ndërkohë që shërbente njëkohësisht si kryeredaktor i Rossiya Segodnya, kryeredaktor i TV-Novosti dhe bashkëthemeluese e Shoqatës për Zhvillimin e Gazetarisë Ndërkombëtare. Pavarësisht kapelave të shumta që mban, funksioni i saj kryesor është propagandistja besnike e Vladimir Putinit.

Një jetë me gënjeshtra

Margarita Simonyan, fytyra që fshihet pas propagandës ruse

Gjatë gjithë karrierës së saj, Simonyan ka mbështetur axhendën e Kremlinit duke shpërndarë dezinformim dhe propagandë. Para se të bëhej kryeredaktore e RT, Simonyan punonte në grupin e gazetarëve të Kremlinit që mbulonin Presidentin Putin. Ajo u bë e famshme pasi raportoi për sulmin terrorist në shkollën Beslan të vitit 2004 në Kaukazin e Veriut. Kanali YouTube i liderit të opozitës ruse, Aleksey Navalny, i cili aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë maksimale, akuzoi Simonyan për gënjeshtra të qëllimshme gjatë transmetimeve të saj në Beslan. Pavarësisht se autoritetet ruse e dinin të vërtetën, Simonyan nuk përmendi se terroristët thanë se do të lironin pengjet nëse ushtarët rusë largoheshin nga Çeçenia, dhe ajo nën-raportoi numrin e pengjeve. Kremlini më pas e shpërbleu Simonyan duke e emëruar drejtuesen e saj të medias së parë ruse në gjuhën angleze të financuar nga shteti, RT (atëherë e quajtur Russia Today), kur ajo ishte vetëm 25 vjeç.

Për vite me radhë, Simonyan ka shprehur hapur mbështetjen e saj për dezinformimin dhe propagandën. Në një intervistë të vitit 2012 që mbulonte punën e RT gjatë pushtimit rus të Gjeorgjisë në vitin 2008, ajo deklaroi, “Ministria e Mbrojtjes ishte në luftë me Gjeorgjinë, dhe ne zhvilluam një luftë informacioni dhe me të gjithë botën perëndimore”.

Në një intervistë të vitit 2013 , ajo tha, “arma e informacionit, natyrisht, përdoret në momente kritike dhe lufta është gjithmonë një moment kritik. Është një armë si çdo tjetër.”

Simonyan e forcoi rolin e saj si një furnizuese pjellore e dezinformimit të Kremlinit ndërsa Rusia pushtoi më tej Ukrainën. Para shkurtit të vitit 2022, si dezinformatorët e tjerë të Kremlinit , ajo mohoi se Rusia do të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Ukrainës, duke pretenduar se ishte “absolutisht e bindur se Rusia nuk do të nisë një luftë me Ukrainën”. Që nga pushtimi i plotë i Rusisë më 24 shkurt, Simonyan e ka rritur gjuhën e saj luftarake, duke treguar dy herë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore.

Dezinformimi i Kremlinit – Një çështje familjare

Margarita Simonyan, fytyra që fshihet pas propagandës ruse

Dezinformimi dhe propaganda e Putinit është një biznes fitimprurës, dhe jo vetëm për Simonyan. Në vitin 2020, Navalny dhe ekipi i tij publikuan një hetim dypjesësh për përfitimet financiare të korruptuara të Simonyan dhe familjes së saj. Një nga hetimet u fokusua tek bashkëshorti i Simonyan , Tigran Keosayan, i cili gjithashtu është në biznesin e dezinformimit dhe propagandës. Që nga viti 2016, Keosayan ka drejtuar një shfaqje televizive komedi politike të quajtur “International Sawmil with Tigran Keosayan”, e cila është prodhuar në stilin e komedisë politike televizive amerikane. Në vend që të tallet me qeverinë, komedia e Keosayan mbështet Putinin. Sipas hetimit të Navalny, Simonyan është drejtori artistik i shfaqjes televizive.

Keosayan përdor burime të financuara nga shteti për të filmuar emisionin e tij dhe ia shet një transmetuesi të financuar nga shteti me një çmim të fryrë. Për më tepër, International Saëmill filmon episodet e saj në studiot e RT të financuar nga Kremlini, ku Margarita Simonyan është kryeredaktore. Rreth dhjetë punonjës me kohë të plotë të RT punojnë në International Sawmill çdo javë. Shumica nuk marrin pagesë nga studio Gold Vision për punën e tyre.

Kanadaja, Mbretëria edhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar Simonyan dhe Keosayan për shkak të shpërndarjes së dezinformimeve të Kremlinit në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Të ngjashme