Lajme
Del video e themelimit të Policisë së Kosovës, gjenerata e parë i kishte 176 pjesëtarë
Demokracia
15:18 | 06 Shtator 2022

Share:

Sot është shënuar 23-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës.

Në kuadër të Misionit të OSBE-së, më 6 shtator 1999, ishte hapur Shkollën e Policisë, ku 176 kandidatë kishin filluar trajnimin si gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës.

Para gjeneratës së parë të policisë, Hashim Thaçi që asokohe ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, kishte thënë se kjo ishte ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Dita e sotme paraqet një ditë me rëndësi për të ardhmen dhe prosperitetin e Kosovës, sepse paraqet ditën që për herë të parë në historinë e Kosovës kemi një polici të Kosovës, të qytetarëve të Kosovës. Të nderuar studentë, të nderuar policë, duhet ta kuptoni që ashtu siç i keni kryer me përgjegjësi detyrat tuaja, edhe para luftës, edhe gjatë luftës, por edhe tani, do të jeni e ardhmja e Kosovës, e ardhmja e sigurisë, e ardhmja e paqes e demokracisë dhe lirisë së plotë të Kosovës”, kishte thënë Thaçi, shkruan Demokracia.com.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës, si policët e parë të këtij shërbimi.

Gjatë kësaj periudhe, Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme ishte Rexhep Selimi. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme