Sport
Dramë në fundin e ndeshjes, ish-ylli i Man Unitedit nuk arrin të shënojë me “panenka”
Demokracia
11:22 | 06 Shtator 2022

Share:

Futbollisti meksikan, Javier Hernandez, i njohur si “Chicharito” në MLS nuk arriti t’i sjellë fitoren e skuadrës së tij nga pika e bardhë në momentet e fundit të ndeshjes.

Në fund, ndeshja mes LA Galaxy dhe Sporting Kansas Cityt u mbyll baras 2:2, shkruan Demokracia.com.

Ish-anëtari i Man Unitedit shënoi fillimisht në minutën e katërt për 1:0, teksa mysafirët e kthyen rezultatin. Drama ndodhi në çastet e fundit.

Në momentet e fundit të ndeshjes, futbollisti meksikan pati një shans të madh për ta shënuar golin e fitores. Ai mori topin për ta ekzekutuar penalltinë me “panenka”, por nuk ia doli. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025