Gazetari Adriatik Kelmendi ia ka përkujtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, komentet e përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje që përmbajnë kërcënime e fyerje.
Kelmendi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka reaguar pasi ministrja Haxhiu paralajmëroi për ndjekje penale të një qytetari, për të cilin pretendon se u tall me fëmijët e dhunuar.
“Nëse ministrja e Drejtësisë ndjek penalisht një person që është tallur në Facebook – sado e papranueshme dhe e pashije tallja e tij – atëherë të gjithë duhet t’i kërkojmë asaj si ministre t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë, kërcënojnë, fyejnë e tallin nëpër rrjete sociale”, shkruan Kelmendi.
“Mos të harrojmë se numri më i madh i atyre që bëjnë këso “vepra penale” nëpër rrjete sociale janë militantët partiakë dhe fetarë, shpesh të ndërsyer nga zyrtarë të lartë partiakë dhe klerikë fetarë”, vijon ai, duke thënë se nuk duhet pasur standarde të dyfishta.