Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orësh janë raportuar 5 raste për dhunë në famije.
Rastet e raportuara janë nga Rajoni i Prishtinës 4 raste dhe 1 rast në Mitrovicën jugore.
Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, raporton Demokracia.com
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull Kosovar.”, thuhet në raport të PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Në Fushë Kosovë policia po ashtu ka arrestua një person si të dyshuar pasi i njëjti ka kërcënuar motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë gruaja ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Në Podujvë policia ka arrestuar një grua pasi e njejta në mënyrë sistematike ka shantazhuar, kërcënuar dhe shqetësuar. Një person ka raportuar se nga ish-bashkëshortja e saj e dyshuara femër kosovare, tash një kohë në mënyrë sistematike ka shantazhe, kërcënuar dhe shqetësuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Në Mitrovicë policia ka arrestuar një person si të dyshuar pasi ditë më parë ka sulmuar fiziksisht babain e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com