Sport
FFK demanton mediat spanjolle: Asnjë lojtar i Kosovës nuk është i infektuar
Demokracia
11:47 | 31 Mars 2021

Share:

Mediat spanjolle kanë vazhduar sulmet ndaj Kombëtares së Kosovës duke mos zgjedhur asgjë vetëm për ta demoralizuar para ndeshjes së sotme ndaj Spanjës.

Gazeta “AS” ka raportuar se dyshja e Kosovës, Valon Berisha e Bersant Celina kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus.

Ky lajm është demantuar nga FFK, e cila ka thënë se asnjë lojtar nuk është i infektuar dhe të gjithë janë në dispozicion të trajnerit.

Të dy lojtarët mbrëmë kanë stërvitur normalisht me skuadrën e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme