Sport
Gjyqtari shqiptar delegohet në ndeshjen Celtic – Real Madrid në Champions
Demokracia
13:30 | 05 Shtator 2022

Share:

Real Madridi e nis të martën rrugëtimin për trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve.

“Mbretërit” sfidën e parë në Grupin F e zhvillojnë në udhëtim te gjiganti skocez, Celtic, shkruan Demokracia.com.

Institucioni më i lart i futbollit evropian, UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë përballje.

Gjyqtari shqiptar, Bekim Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në këtë ballafaqim, me Sandro Scharer që është gjyqtar kryesor i takimit.

Ndeshja mes Celtic dhe Real Madridit luhet të martën me fillim nga ora 21:00 në “Celtic Park” në Glasgow./Demokracia.com/

Të ngjashme