Sport
Llumnica: Asnjë klub s’ka kapacitet të organizojë ndeshje me 10 mijë tifozë pa ndihmën e FFK-së
Demokracia
13:11 | 05 Shtator 2022

Share:

Për përleshjen ndërmjet tifozerive para derbit Prishtina – Ballkani, analisti kosovar, Ardian Llumnica ka thënë që nuk është e lehtë të organizohet një ndeshje me 10 mijë tifozë.

“Një staf i tërë duhet me marrë pjesë dhe klubet nuk kanë kuadro të mjaftueshme të organizojnë vetë. E keni pa kur luan Kosova, me ditë të tëra, dhjetra persona të Federatës së Futbollit të Kosovës qëndrojnë në stadium. Kujdesen për çdo detaj, andaj duhet kërkuar ndihma dhe përvoja e shtëpisë së futbollit në kuadro professional nëse dëshirojmë të mos kemi ekcese”, ka thënë Llumnica në KlanKosova.

Një person mbeti i therrur me thikë nga përleshja mes “Plisave” dhe “Xhebrailave” para fillimit të ndeshjes që i takoi javës së pestë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani në fund triumfoi 0-1 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet./Demokracia.com/

Të ngjashme