Sport
Solomon dhe Mba vazhdojnë t’i prijnë listës së golashënuesve në Superligën e Kosovës
Demokracia
12:36 | 05 Shtator 2022

Share:

Theophilus Solomon dhe Christian Mba vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në listën e golashënuesve në Superligën e Kosovës në futboll edhe pas javës së pestë.

Sulmuesi i Gjilanit dhe ai i Trepçës ’89 kanë regjistruar nga katër gola në pesë xhirot e para, raporton Demokracia.com.

Solomon realizoi këtë xhiro në fitoren 0:1 të Gjilanit te Dukagjini, kurse Mba shënoi në humbjen 2:3 të “Minatorëve” në shtëpi nga Malisheva.

Dyshen nga pas po i ndjek edhe mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi që ka realizuar tre gola për Dritën.

LISTA E GOLASHËNUESVE:

Të ngjashme