Kanë mbetur edhe dy orë deri në fillimin e kryendeshjes së javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.
Interesimi për këtë përballje është i jashtëzakonshëm, me Prishtinën që njoftoi gjatë ditës se të gjitha biletat janë shitur, shkruan Demokracia.com.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jenë prezent dy tifozeritë, “Plisat” dhe “Xhebrailat”.
E këta të fundit janë lajmëruar në faqen zyrtare të tifogrupit duke publikuar një fotografi para nisjes për në kryeqytet.
“Qyteti i kampionave” – ka shkruar tifozeria suharekase në Facebook.
Ata duken në numër jo të vogël para se të marrin rrugën për në kryeqendrën e Kosovës.
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit fillon nga ora 20:00./Demokracia.com/