Sport
Man United avancon ndaj Arsenalit pas pjesës së parë
Demokracia
18:19 | 04 Shtator 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e javës së gjashtë në Premierligë midis Manchester United dhe Arsenalit.

“Djajtë e Kuq” kanë shkuar në pushim me avantazh minimal 1:0 ndaj “Topçinjve” në Old Trafford, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm të fraksionit të parë e realizoi debutuesi, Antony në minutën e 35-të.

Njëherë shënuan edhe mysafirët nga Londra me anë të Martinellit, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për shkak të një faulli që kishte ekzistuar gjatë aksionit.

Posedimi i topit ishte i barabartë 50%-50%, me Arsenalin që kishte gjashtë tentime dhe një në portë, kurse Man United kishte katër tentime dhe dy goditje në portën kundërshtare./Demokracia.com/

Të ngjashme