Lajme
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Demokracia
14:30 | 04 Shtator 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se këtë javë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se javën e ardhshme parashihen vranësira të dendura të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme