Lajme
Tasholli: Albini ka të drejtë për analfabetët – në të kundërt nuk do të kishte numër kaq të lartë të përkrahësve
Demokracia
23:46 | 03 Shtator 2022

Share:

Analisti Ismail Tasholli, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se si u bënë VV-ja ‘Albano-detektor’ të tregojnë nëse qenka Rrahman Jasharaj shqiptar apo jo.

Ai ka thënë që Albini ka të drejtë nëse kryeministri Kurti mendon që shkollat ne Kosovë prodhojnë 3/4 analfabetë funksional sepse në të kundërt nuk do të kishte numër kaq të lartë të përkrahësve.

Postimi i plotë i Tashollit, pa ndërhyrje:

Shih ti, u ba halli i VV “albano-detektor” – me na kallxu neve a është Rrahman Jasharaj shqiptar a jo.

Për besë, edhe ata që e kanë votu e menojnë kshtu, tu e sulmu Jasharajn, bajagi magarë duhet me kanë.

Nese Kurti mendon se shkollat ne Kosovë prodhojnë 3/4 analfabetë funksional: ka të drejtë. Këtë e di ai më së miri për nga numri i përkrahjes që ka.

Numri i përgjithshëm i studentëve në Universitetin e Prishtinës (dmth pa i llogaritur ato private) vitin 2021/22 ka qenë 31.667. Kalkulone në 20 vjet mas lufte sa dalin saktë dhe kthene në përqindje të votuesve të tij.

Plus, shtini mërgimtarët (që i ofendoi) në këtë kalkulim dhe ju dalin shifrat.

Të ngjashme