Avokati Tomë Gashi, i njohur për afërsinë e tij me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shkrimet e tij pro Kurti, ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Facebook” përmes të cilit ka dashur të lavdërojë kryeministrin Kurti, duke shkruar: “Tungjatjeta o Albin Kurti – Rrenofsh sa malet e Shqipërisë.”
Ajo që bie në sy është ngatërrimi i fjalës “Rrofsh” me fjalën “Rrënofsh”.
Në bazë të fjalorit, fjala ‘rrënim’ nënkupton ‘shkatërrim’, ‘gërmadhë’, ‘prishë’, etj.
Me këtë konfuzion, Gashi në fakt i ka uruar “rrënim” kryeministrit Kurti.
Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:
TUNGJATJETA O ALBIN KURTI
RRENOFSH SA MALET E SHQIPERISË??