Profesori Milazim Krasniqi, i ka cilësuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti si të palogjikshme.
Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, veprimet e Kurtit, i ka cilësuar si ‘strategji për themelimin e “Republikës së Tretë”, pasi siç tha ai, i pari i ekzekutivit ëndërron të jetë themelues republike, si Rugova e Thaçi.
“Veprimet konfliktuale të Albin Kurtit po duken si veprime të palogjikshme, në shikim të parë. Por, ato janë të strukturuara brenda strategjisë së tij për themelimin e “Republikës së Tretë.” Kurti e ka ëndërr të jetë themelues republike, disi si Rugova e Thaçi, bile si De Goli. Vetëm ashtu mund të përjetojë iluzionin që t’i duket vetja i madh në histori. Prandaj po tenton të eliminojë kundërshtarët e Republikës së Tretë nga skena: arsimtarët, veteranët, mjekët dhe rininë prishtinase”, ka shkruar Kransiqi.
Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Veprimet konfliktuale të Albin Kurtit po duken si veprime të palogjikshme, në shikim të parë. Por, ato janë të strukturuara brenda strategjisë së tij për themelimin e “Republikës së Tretë.” Kurti e ka ëndërr të jetë themelues republike, disi si Rugova e Thaçi, bile si De Goli. Vetëm ashtu mund të përjetojë iluzionin që t’i duket vetja i madh në histori. Prandaj po tenton të eliminojë kundërshtarët e Republikës së Tretë nga skena: arsimtarët, veteranët, mjekët dhe rininë prishtinase.