Lajme
Gashi – Kurtit e Muratit: Këto janë vitra, qytetarët s’e durojnë shpërdorimin dhe padijen
Demokracia
16:33 | 03 Shtator 2022

Share:

Gazetari Astrit Gashi i ka quajtur vitra, shtesat që i prezantuan sot Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri Hekuran Murati, në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin.

Ai i ka krahasuar këto shtesa me një vakëf që shpërndan vitra për të varfëritë, derisa masën që parasheh subvencionimit e rrymës, e ka quajtur qesharake.

“Kjo nuk është pako ekonomike, ky është shndërrim i qeverise së Kosoves ne BIK, ne një vakëf qe shpërndan vitra njëherë a dy here ne vjet për te varfëritë, dhe te gjithë muajt tjerë i le te vdesin edhe urie. Ndihma për rrymën është qesharake. Me te tjerët nuk merret fare. Njerëzit edhe shkencëtar ne qofshin, e jo analfabet, detyrohen te ikin jashtë se nuk gjejnë pune, sepse ekonomia private e dobët nuk arrin ti absorbon. E kjo ekonomi, te cilën KM po mendon se mund ta rregulloj nje burokrat e vartes si Hekuran Murati e shefi i tij, vetëm është dobësuar ne këto dy vite edhe si pasoje e qeverisjes se pakuptimtë”, ka shkruar Gashi.

Gashi u ka thënë Kurtit e Muratit u ka bërë thirrje të ndryshojnë, duke thënë se qytetarët se durojnë shpërdorimin dhe padijen.

“Përpos ne raport me Serbinë ku ende kam besim te plote, nuk jam duke e thane krejt çka po me doket qe është e sakte ne çdo fushe tjetër, sepse ende po besoj qe munden me bo ndryshimin dhe ende po dua me ju jap kohe. Por i zhgënjyer jam! Shpresoj te ndryshojnë sa me shpejt! Qytetari i Kosovës i hiqi keqpërdoruesit, por se duron shpërdorimin dhe padijen. Ndryshoni! Mos e nëpërkëmbni 51 përqindëshin!”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme