Lajme
U la në burg, avokatja e “boss-it” turk: Erdhi në Shqipëri për të investuar
Demokracia
12:16 | 02 Shtator 2022

Share:

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë ” arrest me burg” për shtetasin turk Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Avokatja e tij tha se klienti i saj ishte i pafajshëm dhe se ndaj tij janë lëshuar akuza të pa baza. Sipas saj Ozer nuk erdhi në Shqipëri për t’u fshehur por për të investuar.

“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë.  Thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë siç thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike. Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha avokatja.

Të ngjashme