Sport
“Pasni vendos vetëm stafi me shiku lojën” – Tifozët kritikojnë Ballkanin për ngritjen e çmimit të biletave ndaj CFR Cluj
Demokracia
14:11 | 01 Shtator 2022

Share:

Dhjetra persona kanë kritikuar çmimet e biletave të publikuara nga Ballkani për ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër CFR Cluj.

Ballkani dhe ekipi rumun, Cluj do të përballen më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të grupit G, raporton Demokracia.com.

Kampioni i Kosovës njoftoi sot se biletat për këtë takim kanë dalur në shitje në sistemin online.

Ajo që ra në sy ishte ngritja e ndjeshme e bieltave për dallim nga ndeshja paraprake e “Play-Off”-it kundër Shkupit e luajtur në kryeqytet.

Çmimet e biletave nisin nga 5 euro në Veri dhe Jug të stadiumit, 10 euro në Lindje, 15 euro në Perendim e deri në 50 euro për zonën VIP për takimin e 8 shtatorit.

Shumë komentues kanë “pushtuar” faqen zyrtare të klubit suharekas duke kritikuar rritjen e çmimit të biletave.

“Mos bëni hajgare me këto çmime”, “Pasni vendos vetëm stafi me shiku lojën”, “Çmimet e larta, luni pa shikues” – ishin disa nga komentet në postimin e Ballkanit.

Ballkani në Grupin G të Ligës së Konferencës do të përballet me Cluj, Slavia Pragën e Sivassporin./Demokracia.com/

Të ngjashme