Prototipi i fundit SpaceX i kompanisë “Starship” u shkatërrua ditën e sotme, gjatë përpjekjes për t’u ulur në tokë.
Prototipi i Starship “Serial Number 11”, ose SN11, arriti lartësinë e synuar prej rreth 10 kilometrash, por nuk arriti të ulej me sukses.
Raketa është ndërtuar nga çelik inox, që përfaqëson versionet e hershme të zbuluara në vitin 2019.
Kompania e Elon Musk po zhvillon Starship me qëllimin e nisjes së ngarkesave dhe njerëzve në hënë dhe mars.
Prototipat e Starship janë rreth 150 metra të gjatë ose afërsisht sa madhësia e një ndërtese 15-katëshe dhe secili ka nga tre motorë.