Lajme
Fitore Pacolli që mburrej për menaxhimin e krizës energjetike, ikën ku ka rrymë dhe “qan” hallet e botës
Demokracia
19:51 | 31 Gusht 2022

Share:

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila njihet për mburrje e lavdërim lidhje e palidhje të Qeverisë Kurti, ditë më parë tha se Kosova po e menaxhon më së miri krizën energjetike.

Por, veç pak ditë pas kësaj deklarate, Pacolli ka ikur në Gjermani për të “qarë hallet e dynjasë”, shkruan Demokracia.com.

Pacolli po merr pjesë në një konferencë, ku po diskutohet për Ukrainën.

Postimi i plotë i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli:

Me @ValbonaZeneliTo, udhëheqëse e Zyrës për Iniciativa Strategjike në @Marshall_Center & deputeten nga Rina Ajdari pas disa sesioneve ku diskutuam rreth politikave gjeostrategjike & sigurinë ndërkombëtare pas agresionit rus në me deputetë nga në George C. Marshall.

Të ngjashme