Në Komunën e Kamenicës, e cila udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes, ka filluar të ndodh “ndryshimi”, por jo për qytetarët, mirëpo për drejtuesit komunal. Zyrat dhe objekti ku ata punojnë do të pësojë ndryshime. Për realizimin e këtij “projekti madhor” do të shpenzohen mbi 4 mijë euro.
Kryetari Kadri Rahimaj pasi e ka shndërruar Komunën e Kamenicës në zyre partiake, duke punësuar aktivistë e militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat Demokracia.com ka raportuar disa herë, tani ata po i rehaton edhe nëpër zyra.
Tashmë ka nisur puna në komunë për ndarjen e hapësirave për zyra, pasi për ketë çështje është dhënë edhe një tender, shkruan Demokracia.com.
Për rregullimin dhe ndarjen e zyrave janë paraparë të shpenzohen mbi 4 mijë euro.
Ndarjen e zyrave ia ka besuar kompanisë “SM-Comerce”, të cilën edhe e ka shpërblyer me tender, derisa në garë kanë qenë katër kompani.
Sipas dosjes së tenderit të bërë publik nga komuna e Kamenicës, punimi dhe ndarja e zyrave do të bëhet në disa mënyra.
Punime është paraparë të ketë edhe në bodrumin e komunës, shkruan Demokracia.com.
“Ndarja e hapësirave për punëtorët e administratës dhe për punëtorët e urbanizmit, kjo ndarje do të jetë në përdhes të objektit në pjesën që tani e shfrytëzojnë vetëm punëtorët e administratës. Po ashtu një ndarje tjetër do te jetë në bodrum të objektit ku ndarjet do të shfrytëzohen si arkiva të dokumenteve”, ka treguar komuna e Kamenicës.
Po ashtu, siç është thënë në dosje të tenderit, ndarja në katin përdhes do të bëhet në dy seksione.
“Seksioni duhet te fiksohet ne pjesën e dyshemesë si dhe ne pjesën anësore në profile. Gjate punës nëse ka ndonjë dëmtim apo problem duhet ta bart përsipër operatori ekonomik që do të kryej punën. Dhe gjithashtu nëse kërkohet largimi i ndonjë pajisje apo prerja e ndonjë pllake dhe montimi i tyre duhet të bëjë kompania”, thuhet në njoftim.
Janë paraparë të hapen edhe disa dyer të reja dhe të bëhen edhe disa punime tjera teknike.
“Hapja e dy dyerve, hapja do të bëhet aty ku është caktuar në bazë të përdheses, këto dy dyer do të hapen në dimensione te pastra 90×210, këto dy dyer do të jenë me xham (qumësht) me xhame 4+16+4 me vakum termopan”, thuhet më tej në njoftim.
Demokracia.com në disa tekste radhazi ka raportuar sesi kryetari Kadri Rahimaj është duke e shndërruar Komunën e Kamenicës në një zyrë partiake.
LEXO EDHE:
Në tekstet e botuara janë sjell me fakte emrat e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë punësuar në këtë komunë. /Demokracia.com/