Një rast i vjedhjes është raportuar dje në Komunën e Lipjanit.
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë ndaluar me automjetin e tyre në të cilin kishin të ngarkuar rreth 80 thasë pelet, që dyshohej se janë vjedhur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar se ka ndodhur rreth orës 04:17 të ditës së djeshme.
“Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur e konfiskuar edhe 100 thasë të tjera pelet të cilat poashtu dyshohet se ishin vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.