Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në orët e para të pasdites së 29 gushtit, ndërsa trupi i tij është identifikuar të martën.
Nga informatat e para, del që edhe vetura në të cilën është gjendur i vdekur, është e një kosovari tjetër, i cili ka deklaruar se ia ka huazuar veturën viktimës dhe nuk ka të bëjë me rastin.
Mediat raportojnë se i njëtji dyshohet se në të kaluarën ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.
Organet e rendit kanë nisur një hetim për vrasjen dhe po verifikojnë dëshmitë e disa kalimtarëve që do të kishin parë njerëz të braktisnin makinën.