Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se shpërthimi i lisë së majmunëve në Evropë mund të eliminohet.
Ka shenja inkurajuese të një rënieje të rasteve javë pas jave në shumë vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe.
“Ne besojmë se mund të eliminojmë transmetimin e vazhdueshëm nga njeriu te njeriu të lisë së majmunit. Për të ecur drejt kësaj…ne duhet të shtojmë urgjentisht përpjekjet tona”, thotë drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge.
Pavarësisht krizës së furnizimit me vaksina, një nga faktorët kryesorë që ka çuar në uljen e rasteve me linë e majmunëve është zbulimi i hershëm, gjë që çon në izolimin më të shpejtë të pacientëve.
Më shumë se 47,600 raste të konfirmuara në 90 vende ku lia e majmunëve nuk është endemike janë raportuar që nga fillimi i Majit. OBSH e ka shpallur shpërthimin e lisë së majmunit një emergjencë shëndetësore globale.